Nis sot me dy ndeshje xhiro e 25-të e Superligës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis sot me dy ndeshje xhiro e 25-të e Superligës
superliga-futboll
17/03/2026 - 08:25
Linku u kopjua

Xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në këtë mesjavë dhe nis sot me dy ballafaqime mjaftë interesante.

Malisheva, skuadër e cila po synon një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm do të ballafaqohet me Drenicën, e cila edhe pse ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë, vjen e motivuar në këtë ndeshjes pas triumfit befasues ndaj Gjilanit në fundjavën e kaluar.

Ndeshje tjetër shumë interesante do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës. Prishtina është e treta në tabel por po kalon nëpër një krizë të rezultateve duke marr vetëm një fitore në pesë ndeshje e fundit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ferizaj e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Malishevës dhe po lufton për t’i ikur zonës së rënies nga Superliga.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026