Ekskluzive: Batatina konfirmon transferimin e madh te Llapi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ekskluzive: Batatina konfirmon transferimin e madh te Llapi
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka bërë të ditur ekskluzivisht për KosovaPress se klubi podujevas ka arritur marrëveshje me futbollistin e talentuar nga Maqedonia e Veriut, Zani Nazifi, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
Batatina tha se kanë mbetur vetëm procedurat administrative dhe pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa marrëveshja mes palëve tashmë është e përfunduar.
“Pres këto ditë do të thotë që të bëj zyrtare një lojtar nga Maqedonia e Veriut që ka qenë te Shkëndija e Haraçinës. Një lojtar i cili do të thotë ka qenë akteri kryesor pse Shkëndija e Haraçinës është futur në Superligën e Maqedonisë. Një talent, ka përfunduar gjithçka, presim këto ditë ta bëjmë zyrtare. Ka mbetur t’i marr dokumentet por pasi jam për herë të parë te ju dua ta bëj publik, është Zani Nazifi. Do të thotë një djalë i cili ka shumë potencial, një djalë i cili kam vërejtur që ka shumë talent, për të punuar me të, mund të jetë një vinger i jashtëzakonshëm”, bëri të ditur Batatina.
Zylfiu vlerësohet si faktori kryesor në suksesin e Shkëndijës së Haraçinës për t'u ngjitur në Superligën e Maqedonisë. Ai përshkruhet si një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm dhe një talent të spikatur.
Në vetëm 14 ndeshje këtë edicion, ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.