Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat për reformimin e sistemit tatimor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat për reformimin e sistemit tatimor
atk
12/06/2026 - 08:42
Linku u kopjua

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka pritur në një vizitë pune homologun e tij nga Shqipëria, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, të cilët riafirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit profesional, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave që synojnë përmirësimin e performancës institucionale.

Sipas një komunikate të ATK-së, vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy administratave tatimore, me fokus shkëmbimin e përvojave profesionale, praktikave më të mira dhe avancimin e proceseve të administrimit tatimor.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve diskutuan për çështje me rëndësi strategjike, përfshirë strategjinë e mbledhjes së të ardhurave, komunikimin me tatimpaguesit, procedurat e mbledhjes me forcë, menaxhimin e detyrimeve të papaguara, si dhe praktikat që ndikojnë në rritjen e përmbushjes së obligimeve tatimore dhe efikasitetit administrativ.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe njohurive profesionale është i rëndësishëm për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në anën tjetër, Ilir Binaj shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të praktikave të suksesshme dhe koordinimit në fusha me interes të përbashkët.

Të dyja institucionet riafirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit profesional, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave që synojnë përmirësimin e performancës institucionale, rritjen e përputhshmërisë tatimore dhe avancimin e reformave në administrimin tatimor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026