Sot, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt një manifestim i veçantë në nderim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në rrugën që mban me krenari emrin e tij.
Ky aktivitet në prag të ditëlindjes së heroit kombëtar Skënderbeu, i organizuar nga Mark Gjonaj, mblodhi komunitetin shqiptar dhe miqtë e tij për të kujtuar dhe nderuar figurën e Skënderbeut, simbol i qëndresës, unitetit dhe identitetit kombëtar, raporton KosovaPress.





Gjithashtu Organizata “Shqiptaria” kanë bërë të ditur se më 6 maj, në Prishtinë, do të organizojë, në bashkëpunim me partnerët e saj, një manifestim me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë delegacione arbëreshe nga Italia, përfaqësues të komunave arbëreshe ku përfshihen grupe nga Kalabria dhe San Marzano, i njohur si “Katundi i Ni Zemra” si dhe pasardhësi I familjes Kastrioti - Loris Castriota.Organizatorët, sipas një njoftimi që kanë bërë në rrjete sociale, theksojnë se ardhja e këtyre delegacioneve “është dëshmi e gjallë se fryma arbërore dhe trashëgimia e Gjergj Kastrioti Skënderbeut vazhdojnë të jetojnë fuqishëm ndër breza”.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në familjen fisnike të Gjon Kastriotit, nga Dibra.


