Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për krim kundër njerëzimit
Lexohet për: 1 min.
Prokuroria Speciale (3)
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit ‘’Yazzid’’ gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017 dhe se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

PRSK-ja nëpërmjet një komunikate njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025