Qyetatarët e Kosovës duket të jenë konsumues të mëdhenj të produkteve të mishit. Nëse shikohen shifrat zyrtare të Doganës së Kosovës, mund të krijohet përshtypja se qyetarët hanë vetëm mish.
Vetëm brenda vitit që lamë pas, Kosova ka importuar 52 milionë e 916 mijë kilogramë mish nga vende të ndryshme të botës, raporton KosovaPress. Ndërsa, edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës tregojnë për sasinë e asgjësimit të mishit më 2024 dhe sa janë të angazhuar për të siguruar cilësinë e këtij produkti për qytetarët.
Dogana liston mishin në vendin e 12-të sa i përket produkeve më të importuara përgjatë vitit.
Krahasuar me vitin 2023, sasia e importit të produkteve të mishit nuk ka ndryshuar shumë, mirëpo vlera e tij po. Për më shumë se 10 milionë euro është më e lartë vlera e importit të mishit në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023. Kjo ngritje duket të jetë si rrjedhojë e inflacionit nga vendet e origjinës.“Më 2024, Kosova ka importuar mish 52 milionë e 916 mijë e 754 kilogram mish, në vlerë 117 milionë e 572 mijë e 20 euro”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Dogana e Kosovës për KosovaPress
Ndërsa, në vitin 2017 sasia e importit të mishit ishte rreth 40 milionë kilogram.
Thaçi thotë se nga janari deri më 1 dhjetor 2024, AUV ka asgjësuar mish dhe produkte mishi në sasi 460,669 kilogram. Përveç kësaj, AUV ka asgjësuar në këtë periudhë peshk në sasi 40,505 kg.
“Me qellim qe të pamundësohet çfarëdo keqpërdorimi i mundshëm. Të gjitha vendimet për asgjësime të produkteve janë nxjerrë duke respektuar procedurat ligjore. Produktet e asgjësuar për ketë vite janë me sa vijon: Mish dhe produkte mishi ne sasi 460,669 kg, si dhe peshk në sasi 40,505.86 kg”, thotë ai për KosovaPress.
Sipas Thaçit, në secilin rast kur janë gjetur produkte jo të rregullta, janë iniciuar procedura ndëshkimore. Nga inspektorati veterinar janë 8 procedura per kundërvajtje. Ndërsa në total, nga inspektorati fitosanitar bazuar ne gjetjet janë shqiptuar 60 fletëparaqitje. Kurse, nga inspektorati veterinar si inicime në gjykatat kompetente janë dorëzuar 103 raste.
Çmimi i mishit nëpër disa mishtore në vend ka arrit këtë vit edhe deri në 10 euro për kilogram.
https://kosovapress.com/cmimi-mestar-i-mishit-rritet-ne-nivelin-me-te-larte-ne-dhjete-vjet