Ngjarjet e datës 4 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për mjedis shqyrton në parim Projektligjin për inspektoratin qendror të mjedisit, ujerave, natyrës, ndërtimit dhe për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301 , ora 11:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. (MPJD, ora 12:40 - pamje në fillim të takimit - konferenca mbahet pas takimit)

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:55 – pamje në fillim të takimit – konferenca mbahet pas takimit – ora 15:00)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. (Kabineti i Presidentes, ora 15:20 – pamje në fillim të takimit)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), me rastin e edicionit të tretë të JR NBA Kosova, organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për 30 shkolla fillore të gjeneratës 11-14 vjeç të ndarë në gjashtë divizione. (Shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” Prishtinë, ora 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024