KDI organizon takim për shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet qeverive lokale, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve. (Kafeteria “Kultplus”, Prishtinë, ora 10:45)
Hapet Qendra e provimeve për certifikimin e njohjes së gjuhës italiane (CELI). Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës së Gjuhës Italiane në Botë (14-20 tetor 2024). (Kolegji UBT në Lipjan, ora 11:00)
Akadamia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë paraqet botimet: “Studimet për shqiptarët në Britaniën e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore”, dhe Muhamet Hamiti “Bota Letrare”. ( Sa e ASHAK në Prishtinës, ora 11:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)Oda e Mjekëve të Kosovës prezenton rezultatet e hulumtimit “Analiza gjithëpërfshirëse e “djegies profesionale” (burnout) të mjekëve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, 13:30)
Lansohet fushata "Bëje tënden. Regjistro Pronën”. Kjo fushatë e implementuar nga ATRC dhe mbështetur nga Banka Botërore dhe SPF. (Hotel “Emerald”, ora 14:00)