Ngjarjet e datës 4 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 4 korrik
Për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbahet ceremonia simbolike e ngritjes së flamurit amerikan në shtizën e Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Prishtinë. (Oborri i Xhamisë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”, Prishtinë, ora 10:00)
Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së ngre flamurin amerikan në një formë të re ceremoniale. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, Prishtinë, ora 11:00)
Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) organizon ceremoninë e përurimit të Ballkonit Panoramik në Gjoçaj të Junikut dhe hapjen zyrtare të edicionit të tretë të festivalit “Kah Drita III”. (Ballkoni Panoramik, Gjoçaj, Junik, ora 18:00)
Edicioni i katërt i "Rock & Blues Music Festival" në Prizren: Kolpa, Led Zeppelin 2 dhe BB Pool në skenën kryesore si dhe Hawolf e Dolduzgin Band në "Sunset Stage". Përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së ShBA-së (Përballë palestrës sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 18:30)
Kryeqyteti i Kosovës organizon ngjarjen festive “Thank you USA”, me rastin e shënimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së. Marrin pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. (Rruga “2 Korriku”, Prishtinë, ora 19:30)
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.