Ngjarjet e datës 30 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 30 qershor
NGJARJET E DITWS
29/06/2026 - 23:08
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës prezanton kamionit të ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të kryeqytetit. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, ora 08:30)

Hibrid.info mban konferencën "Bashkëpunimi Medial në Kosovë: Dialogu, Bashkëpunimi dhe e Ardhmja e Mediave të Pavarura". Konferenca do të hapet nga Olivier Guerot, Ambasador i Francës në Kosovë. ( Zyret e Kosovo 2.0, ora 10:00-12:30)

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë publikon një raport që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Merr pjesë drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti. (Europe house, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media me temë “Zbatimi i Planit të Rritjes dhe pasojat e vonesave në reforma dhe financim”. (Zyret e GLPS-së, ora 10:30)

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ora 14:00)

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe KREN-in, organizon ceremoninë e certifikimit të programit pilot për trajnimin në aftësi digjitale. (Amfiteatri i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, ora 16:30)

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, organizon një pritje për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së, ora 18:00)

Within Prishtina Warchitecture është ekspozita e radhës që prezantohet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë. (Qendra e Dokumentimit Kosovë (Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, ora 18:00)

OJQ Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes hap ekspozitën “Makth”, Ekspozita është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Art i Ngujuar – Artistët për Artistë”, kati III, në hotel “Grand”, ora 19.00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026