Ngjarjet e datës 30 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 30 dhjetor
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci mban konferencën për media. (Ora 10:00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj mban konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, Prishtinë, ora 10:00).

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me 4 komuna përfituese për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 13 objekte publike. (Ish-banka e Lubjanës, kati 7, Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet performancë simbolike për mungesën e energjisë elektrike. (Para objektit të KEDS-it Ferizaj, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mban konferencë për media. (MASHTI, ora 12:00)

Dogana e Kosovës mban konferencë për media. (Drejtoria e Doganës Prishtinë, ora 13:00)

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. (Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rruga “Luan Haradinaj” Prishtinë, ora 13:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë Prishtinë, ora 14:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inauguron Laboratorin e Forenzikës. Marrin pjesë ministrat Rozeta Hajdari dhe Xhelal Sveçla. (Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Prishtinë, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025