Ngjarjet e datës 27 prill
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 27 prill
ngjarjett
26/04/2026 - 23:15
Linku u kopjua

Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (Në veri të Mitrovicës, ora 07:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për akademik Rexhep Qosja. (Salla e seancave, ora 09:00)

Ministri i Sportit, Blerim Gashani viziton Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi. (KOK, ora 9:00)

Bëhet prezantimi i dy librave nga autori Latif Mehmeti , 'Zëra nga lufta e Kosovës ' dhe 'Krimet serbe në Llap - nga Apartheidi në Gjenocid', si dhe dorëzimi i tyre nën simbolikën e 27 Prillit, në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës.(Afër Përmendores dedikuar personave të zhdukur, ora 09:30)

ORCA organizon një aksion simbolik para objektit të Kuvendit të Kosovës, lidhur me tentimet per cenimin të pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione shqyrton dhe voton propozimin e deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova. (Kuvendi i Kosovës, N-302, ora 10:00)

Ministria e Kulturës organizon Konferencë vjetore për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale me moton “Sporti dhe Pronësia Intelektuale”. (Courtyard by Marriott Prishtina, ora 10:30)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) nënshkruan kontratat me 48 bursistë "Shpresa Olimpike 2026" dhe dy bursistë olimpikë për LA 2028. (KOK, ora 11:00)

Nisma e të Rinjve: Murali për Nënën Ferdonije'. (Ulpianë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ora 11:00)

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëjnë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, me rastin 27 prillit, Ditës së Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. (Para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:30)

Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe disa projektligje të tjera. (Salla e seancave, ora 12:00)

Shpallet aktgjykimi përfundimtar për të dyshuarën për spiunazh, Jelena Gjukanoviq. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:15)

Në shënim të Ditës së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, nën përkujdesjen e përbashkët të u.d. presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrit Albin Kurti, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur organizon aktivitete përkujtimore. Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial. (Mejë, Gjakovë, ora 13:30)

Diskutim Publik: Memorializimi dhe Personat e Zhdukur. (Platoja mbi parkingun nëntokësor (pranë Sheshit Xhorxh Bush), Prishtinë, ora 16:30)

Me rastin e shënimit të 27 Prillit- Dita Kombëtare e të kidnapuarve dhe e të zhdukurve me dhunë në Kosovë, organizohet tubim sensibilizues. (Kompleksi Memorial në Krushë e Madhe, ora 19:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026