Ngjarjet e datës 22 prill
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz (QKUK, ora 10:00)
Mbledhje e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Shqyrtohet raporti me rekomandime për Projektligjin për Shtetësinë. (Kuvendi i Kosovës, N-10, ora 10:00)
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu merr pjesë në konferencën, Future Makers: Girls in ICT (Kolegji AAB 10:00), viziton Shkollën Digjitale (Pejton, ora 13:30) dhe viziton OJQ-në “Bonevet” (Taslixhe , ora 14:30).
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Georg Schnetzer, ambasador i Austrisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 10:30)
Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli (Holli i Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)
Debati me temë: “Mediat lokale në Kosovë midis varësisë nga projektet dhe interesit publik – a krijojnë politikat e donatorëve media të qëndrueshme apo shkretëtira informative?” (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
Publikimi i gazetës “Heqja dorë nga trashëgimia s’është zgjedhje e lirë” . Mbahet panel diskutimi me Arrita Rezniqin, hulumtuese e lartë në IKD, Naim Qelajn Avokatin e Popullit të Kosovës si dhe Blenda Asllanin, bashkautore e hulumtimit dhe menaxhere e projektit në QIKA. (Kometë, Ulpianë, ora 11:00)
Mblidhje e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. (Kuvendi i Kosovës, N-302, ora 13:00)
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti takohet me Shoqatën e Ndërtimit në Kosovë, diskutohet situata aktuale në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në rastet e fundit të humbjeve të jetës në vendin e punës, sigurinë në punë etj. (Ora 13:00)
/Kosovapress/