Ngjarjet e datës 21 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 21 nëntor
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për legjislacion shqyrton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për gjykatën administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për bankat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:10)

Presidentja Vjosa Osmani iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)

Mbahet Forumi Ekonomik Vjetor 2024 (FEV24) i Institutit Riinvest me temën Si të dilet nga kurthi i rritjes së pamjaftueshme ekonomike dhe si t’i bëjmë investimet më të frytshme? (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 9:30) 

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare- shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet Dita Botërore e Filozofisë Kanti në 300: rishqyrtimi i themeleve të filozofisë moderne dhe iluminizmit. (Fakulteti Filozofik, kati i parë, salla 101, Prishtinë, ora 10:00-17:00)

USAID feston 25-Vjetorin e Partneritetit dhe Progresit në Prizren. (Parku i Inovacionit Teknologjik Prizren, ora 10:15)

Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, diskutim me shoqërinë civile për Raportin për Kosovën 2024 “Sa relevant është ky raport?” (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 11:00-12:30)

Mbahet Platforma e sportit evropian 2024, organizuar nga European NGO for Sports. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë. (Ora 13:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024