Dënohen me burgim dy persona për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
catiaa
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të enjten aktgjykimin dënues për Ylber Jasharin i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj Bekim Baftijarajt i akuzuar për punime ndërtimore të kundërligjshme, lidhur me rastin e shembjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku për pasojë ishte lënduar një qytetare.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Jashari u dënua me tre vjet burgim, kurse Baftijaraj u dënua me dy vjet burgim.

Përveç kësaj, nga aktgjykim i sotëm të akuzuarit janë obliguar nga gjykata që të paguajnë edhe kompensimin e buxhetit të shtetit në vlerë të dëmit shkaktuar prej 36 mijë 450 euro.

Kujtojmë se më 18 janar 2024, Elza Ujkani 23-vjeçare mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin. Nga komuna fillimisht ishte thënë se dyshimet e para janë që shembja e kulmit ka ndodhur si shkak i erërave të forta atë ditë, derisa hetimet po vazhdojnë.

https://kosovapress.com/prokuroria-ngrit-aktakuze-lidhur-me-rastin-e-rrezimit-te-kulmit-te-komunes-se-prishtines

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025