Ngjarjet e datës 1 korrik
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 1 korrik
NGJARJET E DITWS
30/06/2026 - 22:23
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës prezanton kamionin e ri sulmues për nevojat e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kryeqytetit. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Stacioni i Zjarrfikësve te Kodra e Trimave, Prishtinë, ora 8:30)

Prezantohet Raporti i përgjithshëm vjetor mbi inspektimet 2025, të organizuar nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm pranë ZKM-së. Merr pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:00)

Ministria e Ekonomisë organizon hapjen zyrtare të konferencës para dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë. Marrin pjesë Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë; Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE-së; Trim Tërnava, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it. (Hotel “Emerald”, ora 9:00)

 Promovohet libri “Feja e parasë – Kodi i besimit global” i Artan Nimanit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Oda e Përmbaruesve Privatë të Kosovës  me rastin e 1 Korrikut, Ditës së Përmbarimit organizon konferencë. (Selia e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, në rr. 2 korriku, Prishtinë, ora 14:30)

Opera e Kosovës prezanton një produksion të jashtëzakonshëm (më 1 korrik dhe më 3 korrik). Vihet në skenë “Diptiku” i Puccinit, në një produksion me artistë të shkëlqyer italianë dhe vendas. Dy opera në një mbrëmje:  Suor Angelica  Gianni Schicchi. (AMC Hall, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 20:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026