Pas një periudhe 3-vjeçare me rritje mesatare mbi 4 për qind, ekonoimia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, pasi konsumi privat u zbut dhe importet u rritën, ndërsa investimi u forcua gradualisht, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore, të publikuar sot.
Sipas Bankës Botërore, megjithëse rritja ekonomike u ngadalësua në vitin 2025, ekonomia tregoi qëndrueshmëri mes pasigurive të shtuara.
Sipas Bankës Botërore, pagat dhe transferet e larta, së bashku me rritjen e kon[1]siderueshme të kredive, mbështetën konsumin privat dhe uljen e varfërisë.
Po ashtu BB vlerëson se eksporti i mallrave mbeti i dobët në një kohë të kërkesës së jashtme të ulët, ndërsa rritja e eksportit të shërbimeve, dominuar nga udhëtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, dhe shër[1]bimet e tjera të biznesit, kompensoi në një masë ndikimin e rritjes së importit.“Mbajtja e rezervave të qëndrueshme fiskale dhe prioritizimi i shpenzimeve që nxisin rritjen ekonomike me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe forcimit të konkurrueshmërisë janë të një rëndësie të madhe për Kosovën në një kohë të pasigurisë së shtuar. Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës mund të nxisë një rritje ekonomike më të fortë dhe më të qëndrueshme”, vlerëson Carole Megevand menaxhere e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriu.
Sipas Bankës Botërore, perspektiva afatmesme për rritjen pritet të jetë e përmbajtur në vitin 2026 për shkak të një kombinimi të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm dhe mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve në kahun rënës.
