Panairi treditor Expo Real Kosova po mbledh kompani vendore dhe ndërkombëtare nga sektori i ndërtimit, patundshmërisë, arkitekturës, dizajnit dhe materialeve ndërtimore, me synimin për të krijuar një pikë të përbashkët për investime dhe bashkëpunim në këtë industri.
Edicioni i dytë i këtij panairi, i organizuar nga PR Solutions dhe Modus, po mbahet në Prishtina Mall. Krahas ekspozitës, këtë vit po organizohen edhe panele diskutimi dhe prezantime të projekteve të kompanive pjesëmarrëse.
"Exporeal Kosova ngërthen në vete të gjitha kompanitë që lidhen në sektorin e ndërtimit, përfshirë kompanitë ndërtuese, materialet ndërtimore, kompanitë e patundshmërive e po ashtu e kemi edhe sektorin e bankave. Kështu kemi krijuar një zinxhir për t'ua lehtësuar vizitorëve apo klientëve potencialë prej momentit kur ata vendosin të blejnë shtëpi, të blejnë banesë apo edhe të ndërtojnë shtëpi, sepse e ceka që kemi edhe materiale ndërtimore. E kemi krijuar një zinxhir dhe përveç asaj që kompanitë e kanë mundësinë të promovojnë veten e tyre, ua kemi lehtësuar edhe të kenë në një vend në gjithë zinxhirin e kompanive që ndërlidhen në fushën e industrisë së ndërtimit", tha ajo.
Ndryshe nga edicioni i parë, këtë vit panairi ka dyfishuar hapësirën ekspozuese, duke rritur numrin e kompanive pjesëmarrëse dhe duke zgjeruar pjesëmarrjen edhe me kompani nga vende jashtë rajonit, si Turqia, Zvicra dhe Dubai.Ajo tha se synimi është që panairi të mos mbetet vetëm një hapësirë prezantimi për kompanitë, por edhe të krijojë vlerë përmes diskutimeve profesionale dhe shkëmbimit të përvojave.
“Tashmë PR Solutions dhe Modus ka krijuar një super ekip dhe e kemi një rrugë pak më të lehtë në organizimin e eventeve. A është e vështirë? Është e vështirë, por kur e ke një ekip të specializuar në secilën fushë dhe të organizuar mirë, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë”, tha ajo.
“Në këtë rast përfaqësojmë më shumë pjesën e një nga ndërtesave që po bëjmë në Durrës, që është Durrës Tower, një nga ndërtesat më cilësore edhe përfaqësuese të kompanisë se ndodhemi në qendër të Durrësit, në qendrën historike të Durrësit, kështu që jemi 100 metra nga bashkia, 100 metra nga deti edhe nga porti. Jemi në një pozicion shumë strategjik edhe besoj se do të jetë një zhvillim që do të japë një si simbol për të gjithë qytetin e Durrësit”, tha ai.
“Pozicioni që kemi ne, jemi te stenda numër 7, jemi në një pozicion shumë të mirë edhe jemi të kënaqur nga kjo nga ky panair. Jemi në një pozicion edhe brenda një qendre komerciale, kështu që edhe personat që nuk e dinë që është kjo që kjo event mund të kalojnë të na vizitojnë. Kemi oferta të dedikuara për personat që janë duke ardhur këto ditë të panairit edhe shpresojmë të kemi akoma më shumë njerëz.... 04:03... Benefite, po njihemi me një target të ri që normalisht nuk do vinte te ne te zyrat tona.... 04:28... Kështu që shpresojmë të kemi akoma më shumë lidhje edhe benefite të përbashkëta se gjithmonë një bashkëpunim lidhet të jetë win-to-win nga të dy palët”.
Në mesin e ekspozuesve është edhe kompania Focus Invest, e cila prezanton produkte për sektorin e ndërtimit dhe përfaqëson kompani ndërkombëtare në Kosovë.
Ai u shpreh i kënaqur me numrin e vizitorëve gjatë dy ditëve të para të panairit dhe vlerësoi se panairet janë një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve.
"Ne për momentin jemi shumë të kënaqur me prezencën, domethënë sot është dita e dytë, dje ka qenë një fluks i mirë i vizitorëve që na kanë vizituar... 06:26... Po unë mendoj që pjesëmarrja në panair është e domosdoshme për një biznes që dëshiron të zhvillohet, sepse je më afër klientëve të ndryshëm, domethënë ne kemi disa lloje klientësh, i kemi depot, i kemi individët. Edhe në panair ti e ofron mundësinë gjithmonë me të pa dhe të bësh prezantime. Kemi pjesë ku bëjmë prezantime direkte, domethënë ku njerëzit mund të shohin e të provojnë materialet të ndryshme dhe të japin përshtypjen e tyre, sepse edhe feedback-u i klientit është shumë i rëndësishëm", tha ai.
Përfaqësuesi i saj, Dardan Sopi, tha se kanë krijuar edhe një platformë të re për lehtësimin e blerësve potencial dhe qasjen e profesionistëve në patundshmëri.
Ai shtoi se kompania synon zgjerimin në Kosovë, Shqipëri dhe më pas në gjithë Ballkanin, ndërsa përmes këtij panairi po synon të forcojë praninë e saj edhe në tregun e Kosovës.Për tri ditë, në “Prishtina Mall”, vizitorët kanë mundësi të njihen me ofertat e kompanive, materialet më të reja të ndërtimit, zgjidhjet inovative dhe projektet që synojnë të formësojnë zhvillimin e tregut në Kosovë dhe rajon.