25 prilli shënon Ditën botërore të malaries, një mundësi për të nxjerrë në pah nevojën e vazhdueshme për financim dhe mbështetje politike në luftën kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
OBSH sivjet mban fushatën me moto "Malaria përfundon me ne: Riinvestoni, Riimagjinoni, Rindizni", e cila synon të ri-energjizojë përpjekjet në të gjitha nivelet, nga politika globale te veprimi i komunitetit, për të përshpejtuar përparimin drejt zhdukjes së malaries.
Në nivel global, në vitin 2023, u vlerësuan 263 milionë raste dhe 597.000 vdekje në 83 vende, sipas OBSH-së. Sot, malaria merr rreth një jetë çdo minutë, ku shumica e vdekjeve ndodhin në rajonin afrikan.
Ngjarjet ekstreme të motit, konfliktet, emergjencat humanitare dhe streset ekonomike po pengojnë përpjekjet për kontrollin e malaries në shumë vende endemike, duke lënë dhjetëra miliona njerëz me qasje të kufizuar në shërbimet që u nevojiten për të parandaluar, zbuluar dhe trajtuar sëmundjen, raporton KosovaPress.OBSH thotë se përfundimi i malaries nuk është vetëm një imperativ shëndetësor, por një investim për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më të begatë për çdo vend.
Çka është malaria?
Simptomat
Simptomat mund të jenë të lehta për disa njerëz, veçanërisht për ata që kanë pasur një infeksion malarie më parë. Për shkak se disa simptoma të malaries nuk janë specifike, testimi i hershëm është i rëndësishëm.
Njerëzit me simptoma të rënda duhet të marrin kujdes urgjent menjëherë. Marrja e hershme e trajtimit për malarien e lehtë mund të ndalojë që infeksioni të bëhet i rëndë.
Parandalimi
Malaria mund të parandalohet duke shmangur pickimin e mushkonjave dhe me ilaçe. Trajtimet mund të ndalojnë përkeqësimin e rasteve të lehta. Nëse nuk trajtohet, malaria mund të përparojë në sëmundje të rëndë dhe vdekje brenda 24 orëve.