KEDS gjobitet edhe me 25 mijë euro, i identifikohen pesë njehsorë me afat të skaduar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
KEDS gjobitet edhe me 25 mijë euro, i identifikohen pesë njehsorë me afat të skaduar
Foto Ilustruese
Operatori për furnizim me energji elektrike KEDS është gjobitur me 25 mijë euro pasi gjatë kontrolleve të realizuara nga institucionet përgjegjëse janë identifikuar pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.
Kështu ka bërë me dije të mërkurën Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e cila njoftoi se kontrollet janë kryer nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen dhe verifikimin e njehsorëve elektrikë në territorin e Kosovës.
Sipas MINTI-t, verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjes së konsumatorëve dhe respektimit të standardeve ligjore e metrologjike.
Nga kjo ministri dhe agjencitë e saj theksojnë se mbeten të përkushtuara që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, për të siguruar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë.
MINTI e kishte gjobitur KEDS, po për të njëjta shkaqe, me 110 mijë euro edhe më 2 qershor. Sipas të dhënave nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, nga verifikimet e realizuara ishte konstatuar se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të validitetit, 2 kanë rezultuar me miratim tipi të tërhequr, ndërsa 30 kanë pasur pasaktësi në datë dhe orë.
Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike ishe gjobitur me 40 mijë euro nga MINTI edhe më 20 maj. Po ashtu, më 4 të po të njëjtit muaj, ishte ndëshkuar me 90 mijë euro, për shkak se ishte konstatuar se 18 njehsorëve të verifikuar u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.
MINTI u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim ose parregullsi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën elektronike [email protected]. /Kosovapress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.