Neymar mungon zyrtarisht edhe lojën tjetër kundër Haitit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Neymar mungon zyrtarisht edhe lojën tjetër kundër Haitit
Neymar
18/06/2026 - 18:36
Linku u kopjua

Ylli i Brazilit, Neymar, nuk do të luajë dhe as nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Filadelfias për ndeshjen e dytë të Grupit C kundër Haitit, ka konfirmuar Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Sulmuesi 34-vjeçar do të qëndrojë në Nju Xhersi për të vazhduar fazën përfundimtare të rikuperimit nga lëndimi i pulpës së këmbës së djathtë, i cili e mban jashtë fushave prej një muaji.

Edhe pse ai u stërvit shkurtimisht me pjesën tjetër të skuadrës të mërkurën, stafi mjekësor i "Seleçaos" dëshiron të mos rrezikojë.

Sipas mediave braziliane, plani është që Neymar të lihet pushim edhe për ndeshjen e fundit të grupit kundër Skocisë, me synimin që ai të jetë plotësisht i gatshëm për fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026