Netanyahu e ndëshkon Spanjën, thotë se ajo po shpif kundër Izraelit
Dëgjoje me zë...
Netanyahu e ndëshkon Spanjën, thotë se ajo po shpif kundër Izraelit
Autoritetet izraelite kanë njoftuar dëbimin e përfaqësuesve të Spanjës nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat, pas kritikave të vazhdueshme të Madridit ndaj ushtrisë izraelite.
Në një deklaratë të ashpër, kryeministri Benjamin Netanyahu theksoi se shteti i tij “nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që e sulmojnë”.
“Spanja ka shpifur ndaj heronjve tanë, ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtria më morale në botë”, ka thënë ai në një video deklaratë, përcjellë KosovaPress. “Nuk jam i gatshëm ta toleroj këtë hipokrizi dhe këtë armiqësi. Nuk kam ndërmend të lejoj asnjë shtet të zhvillojë një luftë politike kundër nesh pa paguar një çmim të menjëhershëm për këtë,” përfundon deklarata.
Sipas tij, vendimi për dëbimin erdhi pasi Spanja “ka zgjedhur vazhdimisht të qëndrojë kundër Izraelit”.
“Kam dhënë udhëzime për dëbimin e përfaqësuesve të Spanjës nga qendra e koordinimit në Kiryat Gat”, tha Natanyahu.
Ai paralajmëroi të gjitha vendet që e kritikojnë Izraelin ndërsa nuk kundërshtojnë “regjimet terroriste” se nuk mund të jenë partnerë në të ardhmen e rajonit.
“Kushdo që sulmon shtetin e Izraelit nuk do të jetë partneri ynë sa i përket të ardhmes së rajonit,” theksoi kryeministri Izraelit.