Nëntë ditë operacione intensive, kadetët e FSK-së testohen në terren
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nëntë ditë operacione intensive, kadetët e FSK-së testohen në terren
fsk
26/06/2026 - 15:56
Linku u kopjua

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të titulluar “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Sipas një njoftimi të FSK-së, gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

Sipas FSK-së, vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, zhvillimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive si dhe vendimmarrjen në kushte dinamike.

Ky aktivitet kishte për synim forcimin e aftësive udhëheqëse, disiplinës dhe frymës ekipore të kadetëve, si pjesë e përgatitjes së tyre profesionale për përmbushjen e detyrave në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026