Në Shqipëri 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Në Shqipëri 206 raste me shpejtësi deri në 212 km/h brenda një nate
KM12334
25/07/2026 - 18:35
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ndaj shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se ”drejtimi i automjeteve me shpejtësi ekstreme rrezikon jetën e drejtuesve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”.

Duke publikuar të dhëna nga kontrollet e orëve të fundit të Policisë së Shtetit, ai bën me dije se vetëm gjatë natës së kaluar pajisjet inteligjente kanë regjistruar 206 raste të automjeteve që lëviznin me shpejtësi nga 150 deri në 212 km/h në segmentet rrugore nga Lezha në Fier, ku kufiri maksimal i lejuar është 90 km/h.

Lamallari e cilëson këtë sjellje si të papranueshme dhe një kërcënim serioz për sigurinë rrugore, duke theksuar se automjeti nuk duhet të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse ndaj vetes dhe të tjerëve.

Ai paralajmëron se ndaj drejtuesve që i trajtojnë rrugët si pista garash nuk do të ketë asnjë tolerancë, duke nënvizuar se teknologjia moderne e Policisë identifikon çdo shkelje dhe se masat administrative e ligjore do të zbatohen pa kompromis, transmeton ATSH.

“Rrugët nuk do t’ua lëmë në dorë atyre që sillen si kamikazë në timon”, thekson  Lamallari në reagimin e tij.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026