Avdullah Hoti për “Lule Gjelin” që e kishte shpallur të vdekur: Hetimet do të zbulojnë lidhjet me VV-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Avdullah Hoti për “Lule Gjelin” që e kishte shpallur të vdekur: Hetimet do të zbulojnë lidhjet me VV-në
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar sot rreth profilit të rrejshëm në rrjete sociale me emrin “Lule Gjeli” , që në një postim të para disa ditësh e kishte shpallur të vdekur.
“Për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë helmuar debatin politik në Kosovë. Emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar këdo që mendonte ndryshe”, shkroi Hoti.
Ai theksoi se “Rasti Lule Gjeli” duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Sipas tij , nga hetimet do të zbulohen lidhjet e “Lule Gjelit” me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë.
“Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, e aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri”, shkroi Hoti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.