Ndryshohet rendi i ditës për seancën e sotme, përfshihen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndryshohet rendi i ditës për seancën e sotme, përfshihen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare
Seanca e Kuvendit 02 prill 26
02/04/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përfshirë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare për shqyrtim në seancën e sotme, raporton KosovaPress.

Ky plotësim-ndryshim i rendit të ditës u bë me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se katër marrëveshjet ndërkombëtare, ku përfshihet kredia për projekte të sektorit financiar, janë të domosdoshme për sigurimin e burimeve financiare për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Katër këto marrëveshje, gjegjësisht projektligje, janë të domosdoshme për sigurimin e burimeve financiare të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, tha ajo.

Përkrahje këtij plotësim-ndryshimi të rendit të ditës i dhanë në PDK dhe AAK, mirëpo këta të fundit thanë që kjo le të jetë hera e fundit që mazhoranca sjell ndryshim të rendit të ditës në momentin e fundit.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo formë nuk është e pranueshme për partinë e tij.

“Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshje ndërkombëtare, duke ditur që ne si GP jemi zotuar se i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, por më nuk pranojmë asnjë kërkesë që paraprakisht nuk kemi një informacion prej LVV-së, pasi nuk bëhet nami përmes një sms ose takimi në Grupin Parlamentar tonë”, tha ai.

Ndërkaq, kundër ndryshimit të rendit të ditës me këto katër marrëveshje u shpreh LDK-ja përmes deputetit, Besian Mustafa.

“Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët të kemi afat t’i analizojmë këto dhe të arrijmë te një qëndrim i përbashkët i LDK-së, prandaj në këtë rast nuk e përkrahim”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026