Ndryshime të mëdha te Italia, largohet edhe Buffon
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndryshime të mëdha te Italia, largohet edhe Buffon
Buffon
02/04/2026 - 16:53
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon , ka dhënë dorëheqje nga roli i tij në Federtaën Italianë të Futbollit, duke shënuar një tjetër zhvillim të rëndësishëm pas periudhës së vështirë të përfaqësuesës italiane.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, largimi i Buffon vjen në një moment delikat për futbollin italian, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Ky vendim pason edhe ndryshimet në drejtimin e federatës, ku kritikat ndaj drejtuesve janë shtuar ndjeshëm.

Kjo dorëheqje vjen në të njëjtën kohë ku Gabriele Gravina, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga pozicioni i tij si President i Federatës Italianë të Futbollit, pas dështimit të Italisë për t'u kualifikuar në Kupën e Botës për ciklin e tretë radhazi të turneut.

Largimi i Buffon, konsiderohet si një sinjal i fortë për ndryshime të thella në strukturat e futbollit italian, teksa federata synon një rifillim dhe rikthim në majat e futbollit ndërkombëtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026