Ndryshime të mëdha te Interi, Zanetti president?
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, mund të emërohet presidenti i ri i Nerazzurrëve sapo Oaktree të përfundojë marrjen e pronësisë nga Suning. Zëvendëspresidenti aktual i Interit, Zanetti, një ish-mbrojtës i Nerazzurrëve, mund të emërohet si president i ri i klubit nga pronarët e rinj Oaktree.

Fondi amerikan ka nisur procedurat për të marrë pronësinë nga Suning pasi Steven Zhang dështoi të shlyente një borxh prej afro 400 milionë eurosh, përcjellë KosovaPress.

“Tuttosport” raporton se Oaktree do të marrë 99,6% të aksioneve në klub dhe aksionarët e pakicës do të mbajnë pjesën e mbetur prej 0,4%.

Drejtorët e klubit Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Alessandro Antonello do të mbeten sektorin operativ gjatë kalimit nga Suning në Oaktree.

Marotta dhe Antonello janë gjithashtu në bordin e drejtorëve së bashku me Carlo Marchetti dhe Amedeo Carassai, të cilët kanë përfaqësuar Oaktree në Inter gjatë tre viteve të fundit. Gjashtë anëtarët e mbetur të bordit, përfshirë presidentin, do të ndryshojnë, por Marchetti dhe Carassai nuk do të zgjidhen për të drejtuar klubin.

Sipas “Tuttosport”, Oaktree ka dy opsione. Emëriji i një presidenti 'teknokrat' ose zgjidhja e një figurë të njohur për tifozët, ndoshta një legjendë të klubit. Nëse zgjedhin opsionin e dytë, Zanetti do të ishte më i përshtatshmi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024