Ndodhi e rrallë në futboll: Vllaznia transferon dy binjakë si përforcime
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndodhi e rrallë në futboll: Vllaznia transferon dy binjakë si përforcime
New Project - 2026-07-12T174140.304
12/07/2026 - 17:42
Linku u kopjua

Vllaznia ka zyrtarizuar një moment të veçantë për klubin shkodran, duke nënshkruar kontratat e para profesionale me binjakët Simon dhe Sokol Uldedaj.

Dy vëllezërit, të formuar në Akademinë kuqeblu, kanë bërë hapin e madh drejt ekipit të parë, duke u bërë pjesë e skuadrës seniore.

Vllaznia ka vlerësuar punën e akademisë, e cila vazhdon të prodhojë lojtarë të rinj për skuadrën seniore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran ka theksuar:

Dy vëllezër. Dy binjakë. Dy talente të Akademisë kuqeblu. Dy kontrata të para profesionale. Nga Akademia e Vllaznisë, drejt ekipit të parë. Rrugëtimi vazhdon... së bashku!

Me këtë transferim, Simon dhe Sokol Uldedaj bëhen pjesë e projektit të së ardhmes së Vllaznisë, duke kërkuar të fitojnë hapësira dhe të kontribuojnë me fanellën kuqeblu në futbollin profesionist.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026