Prishtina e Re përmbys rezultatin ndaj Prishtinës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Prishtina e Re përmbys rezultatin ndaj Prishtinës
Derbi mes skuadrës të Prishtinës së Re dhe asaj të Prishtinës në kuadër të xhiros së 33-të, të Superligës në futboll është mbyllur me rezultatin 3-2. Duel ky që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.
Golin për Prishtinën në pjesën e parë e shënoi përmes një penalltie, Leotrim Kryeziu në minutën e 45’ për ta bërë rezultatin 0-1.
Me fillim të pjesës së dytë në minutën e 50’ Prishtina realizoi edhe golin e dytë kundër Prishtinës së Re për 0-2, Ardian Muja ishte autor i golit, pas asistimit nga Dren Zeqiri derisa Prishtina e Re u rikthua në lojë kundër Prishtinës me Ibrahim Kargbon ku, realizoi në minutën e 58’ për vendasit për 1-2.
Ndërkohë në minutën e 70’ Prishtina mbeti pa një lojtar në fushë pas një kartoni të kuq derisa u akordua një penallti dhe rezultati u barazua me Nedim Mekic i cili shënoi për 2-2. Kargbon ishte i suksesshëm për Prishtinën e Re ku përmbysi rezultatin për 3-2.
Përballja mes këtyre dy skuadrave solli emocione të mëdha, pasi të dy skuadrat synuan pikë të rëndësishme në fazën përfundimtare të kampionatit.
KosovaPress