Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e shikon nga Haga
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndeshja historike Kosovë–Turqi, katërshja e UÇK-së e shikon nga Haga
KosovaPress
Foto Ilustruese
31/03/2026 - 17:22
Linku u kopjua

Ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që zhvillohet sonte në "Fadil Vokrri" në Prishtinë do të ndiqet edhe nga katërshja e UÇK-së në Hagë, raporton KosovaPress.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të kenë mundësinë t'i përjetojnë emocionet e forta të 90 minuteshit historik nga ballafaqimi i Dardanëve me rivalin e finales së play-off-it të botërorit 2026.

Kjo ndeshje do të përcjellët nga Qendra e Paraburgimit në Sheveningen të Hagës përmes Televizionit Publik të Kosovës.

Kjo i është konfirmuar KosovaPress-it nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndeshja historike mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

Një fitore eventuale e Kosovës sot, vlen një vend në Kampionatin Botëror të futbollit 2026.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026