Lëvizja Vetëvendosje u zyrtarizua të shtunën, me “vulë” të KQZ-së, si partia më e suksesshme në Kosovë, nga paslufta e këndej, përsa i përket fitoreve nëpër zgjedhje.
Kjo parti, me rezultatin e 7 qershorit, sipas një analize që u ka bërë KosovaPress të dhënave elektorale në 27 vjetët e fundit, u bë e para dhe e vetmja që triumfoi në pesë cikle elektorale në nivel nacional.
Ky vit pati shënuar herën e parë që Vetëvendosje doli e para në vend. Më pastaj fitoi edhe më 2021. Triumfin e përsëriti edhe dy herë më 2025, më 9 shkurt e 28 dhjetor, për të kulmuar si e vetme në lidership, me numër rekord të fijoreve, pesë, më 7 qershor.
Deri te ky cili i fundit, VV ishte baras me PDK-në, sa u përket triumfeve elektorale.Hera e parë që PDK mposhti gjithë tjerët në një garë zgjedhore ishte viti 2007. Fitoren e dytë e siguroi në zgjedhjet e vitit 2010.
Para vitit 2007, Kosova nuk njihte tjetër fitues pos LDK-së.