Aktorja e përmasave botërore me origjinë shqiptare, kur xhiroi ‘Odisenë’ tha: Flas gjuhën e nënës.
Pappas e cila luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare, u nda nga jeta të mërkurën (14 shtator) në moshën 96-vjeçare.
Pappas, emri i vërtet i të cilës ishte Irene Lelekou, lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit të Greqisë ishte me prejardhje shqiptare.
Aktorja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë me filmin ndërkombëtar, ku ishte në krah të shqiptarit Bekim Fehmiut, “Një fëmijë i quajtur Jezus”.
Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.
Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951.
Në 1961 Pappas luajti në “The Guns of Navarone” dhe në 1964 në “Zorba the Greek” të Cacoyannis, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në “Mandolin” e kapitenit Corelli në 2001.
Prindërit e saj ishin mësues dhe ajo kishte tre motra. Adoleshencën e saj e kaloi në Athinë duke ndjekur kurse aktrimi në Shkollën Kombëtare të Teatrit Klasik.
Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me shkrimtarin Alki Papas dhe megjithëse martesa e tyre nuk zgjati shumë, aktorja mbajti mbiemrin me të cilin u bë e njohur në mbarë botën.
Në 96 vite jetë, Irene luajti në 80 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë, e të mos e them të vërtetën, se unë jam shqiptare. Kur kam lindur në vitin 1926 mbiemri im ka qenë Irene Leleku”- tha ajo 6 vite më parë.