Policia e BQK-ja realizojnë kontroll në "Sigurimi DUNAV" në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Foto Ilustruese
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) sot ka realizuar një kontroll në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar 'Sigurimi DUNAV'. Këtë bastisje në veri të vendit e ka mbështetur Policia e Kosovës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në realizimin e një kontrolli në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).
Ndërsa, pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hapur rasti “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.
“Sot rreth orës 11: 30, Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarë të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionua Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani për KosovaPress.
Mësohet se dy institucione paralele janë mbyllur sot në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar mbylli Administratën Tatimore, e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Serbisë, si dhe kompaninë e sigurimeve “Dunav Osiguranje”, për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.
Lajmi në përditësim....