Ndërpritet seanca për Masakrën e Reçakut, mungesa e avokatëve bllokon procesin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndërpritet seanca për Masakrën e Reçakut, mungesa e avokatëve bllokon procesin
gjykata-per-krime-lufte
20/07/2026 - 18:12
Linku u kopjua

Seanca gjyqësore ndaj 21 të akuzuarve për krime luftë në Masakrën e Reçakut sot është ndërprerë në mungesë të kushteve ligjore.

Gjyqtarja e rastit, Violeta Namani Hajra tha se për katër të akuzuarit nuk dihet se cilët avokatë janë të autorizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duke kritikuar këtë të fundit se nuk e ka njoftuar Gjykatën se cilët avokatë janë angazhuar sipas detyrës zyrtare.

“Meqënëse kemi telashe të kësaj natyre për momentin ndërpritet seanca derisa të vendoset procesverbali në gjykatore”, tha Nimani Hajra.

Në anën tjetër, prokurori Ilir Morina u shpreh se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është përpjekur për tu informuar se cilët janë avokatët e caktuar nga OAK dhe për t’i pajisur me shkresat e lëndës.

Mirëpo sipas tij, vetëm 10 avokatë janë pajisur me shkresat e lëndës.

“Prokuroria ka bërë përpjekje maksimale që të identifikojë se cilët janë avokatët e rinj të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës në këtë çështje penale. Megjithatë nuk kemi pasur sukses. Si Prokurori 29.06.2026 i kemi dërguar një e-mail gjykatës ku kemi kërkuar listën e avokatëve të cilët janë të angazhuar sipas detyrës zyrtare. Pas pranimit të emailit nga Gjykata, më 10.07.2026 i kemi dërgu email të gjithë avokatëve të angazhuar në këtë çështje penale. Në këtë rast vetëm 10 avokatë kanë ardhur dhe marrë shkresat e lëndës”, tha Morina.

Të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavleviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiceviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqillo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srbolub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq, dhe Zvonimir Janicijeviq.

Këta akuzohen për trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026