Komuna s’i dha leje, Vetëvëndosje nuk heq dorë nga tubimi në orën 17 në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Komuna s’i dha leje, Vetëvëndosje nuk heq dorë nga tubimi në orën 17 në veri të Mitrovicës
mitrovic foto
06/06/2026 - 15:12
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosja ka paralajmëruar mbajtjen e tubimit përmbyllës zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës, pavarësisht se komuna e asaj zone e ka refuzuar kërkesën e këtij subjekti politik.

Është kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Doli Ferati, ajo që e konfirmoi këtë vendim.

Në një konferencë për media, ajo tha se LVV-ja i ka përmbushur të gjitha procedurat e nevojshme për organizimin e tubimit në sheshin “Korzo” në veri të Mitrovicës, duke siguruar lejet nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës, por se komuna nuk ka dhënë pëlqimin për shfrytëzimin e sheshit.

“Ftesa për juve është bërë për arsye se ne si Lëvizje Vetëvendosje i kemi bërë të gjitha kërkesat çka duhet për një tubim të mbahet në veriun e Republikës, këtu në Mitrovicë. Kërkesat, siç po i shehni, e kemi bërë me datë të saktë në komunën veriore të Mitrovicës, ku na është refuzuar me një telefonatë dje në ora 16:10... të cilët nuk na japin hapësirën e sheshit, tashmë të quajtur "Korso" këtu. Nuk na kanë jep hapësirën për të mbajtur tubimin përmbyllës këtu në... në veri të Mitrovicës. Lejen e kemi marrë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, kemi marrë lejen nga policia, ndërsa komuna nuk na jep leje për shfrytëzimin e hapësirës. E ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk i bindemi një partie politike siç është Lista Serbe. Kështu që ne, edhe nga kjo konferencë, shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje që sot në orën 17:00 qytetarët të na bashkëngjiten në tubimin përmbyllës në veri të Mitrovicës. Në sheshin e veriut në sheshin e veriut të na bashkëngjiten të gjithë së bashku dhe ne këtë tubim do ta mbajmë patjetër.

Sipas saj, telefonata u bë shumë vonë të premten, duke e pamundësuar rishqyrtimin e kërkesës.

Nuk ka pasur ndonjë arsyetim tjetër. Domethënë, vetëm në telefon është thënë që ju është refuzuar kërkesa, asnjë arsyetim tjetër. Edhe pse kërkesën e kemi bërë me kohë, gjithçka ka qenë me kohë, kështu që thjesht na e kanë refuzuar kërkesën... domethënë, përmes telefonit është refuzuar. Po, kemi kërkuar. Edhe pse ju thashë që këtë të premte, në 10 minuta në orën 4 na kanë thirrë në telefon, kështu që mos me pasë mundësi as me shku me marrë dokumentin. E sot jemi në ditë vikendi, sot është ditë e shtunë. Jo, nuk presim ndonjë incident. Tubimi do të mbahet me qytetarët e veriut të Mitrovicës. Do të vazhdojmë me këtë tubim, do ta përmbyllim këtu në veriun e Mitrovicës për të vazhduar në tubimin e radhës që e kemi në Prishtinë. Këtu ne kemi kandidatë nga Mitrovica, kështu që unë e di saktësisht që në këtë tubim do të marrin pjesë kandidatët për deputetë të cilët janë në listë nga Mitrovica”- tha Ferati-Doli

Nëse mbahet ky tubim, atëherë do të jetë i pari që një parti shqiptare e Kosovës e organizon në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës. (A.Pllana)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026