Ndalohen punimet në 16 vendpunishte, IQP: Rrrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalohen punimet në 16 vendpunishte, IQP: Rrrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve
Betoni1111234
21/07/2026 - 19:44
Linku u kopjua

Inspektorati Qendror i Punës ndaloi punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë, në kuadër të inspektimeve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Sipas inspektoratit, këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve.

“Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026