Ndalet sërish rryma në Aktash
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndalet sërish rryma në Aktash
KEDS
Foto Ilustruese
01/06/2026 - 17:30
Linku u kopjua

Një pjesë e qendrës së Prishtinës, përkatësisht lagjja Aktash, ka mbetur sërish pa energji elektrike.

Energjia elektrike në rrugën “Lord Bajron” është ndalur pak para orës 17:00.

Nga KEDS-i kanë thënë për KosovaPress se furnizimi me energji eleltrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje, ndërsa nuk  kanë bërë të ditur se kur pritet të vijë rryma.

Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.

Edhe sot gjatë ditës, nga ora 11:00 deri 13:45 nuk ka pasur furnizim të rregullt me energji elektrike në këtë lagje.

Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026