Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit në Shqipëri
servet pellumbi
Foto Arkiv
05/05/2026 - 21:44
Linku u kopjua

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është cilësuar si një nga figurat me ndikim në zhvillimet politike të vendit gjatë periudhës së tranzicionit pas viteve ’90. Ai ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2002–2005, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën parlamentare të asaj periudhe.

Përveç angazhimit politik, Servet Pëllumbi njihej edhe si akademik dhe profesor i sociologjisë, me një kontribut të gjatë në fushën e studimeve sociale dhe formimit universitar në Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu një nga figurat e hershme të Partisë Socialiste, ku ka mbajtur role të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike, transmeton Euronews Albania.

Gjatë jetës së tij, Pëllumbi është vlerësuar me disa dekorata shtetërore, mes tyre edhe Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, për kontributin e tij në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026