NATO njofton investime në kapacitete kundër dronëve dhe mbikëqyrje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
NATO njofton investime në kapacitete kundër dronëve dhe mbikëqyrje
NATO ka njoftuar plane për të rritur investimet në kapacitetet kundër dronëve dhe sistemet e mbikëqyrjes, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbrojtjes së aleancës, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.
Gjatë një takimi në Ankara, NATO bëri të ditur se do të investojë rreth 40 miliardë dollarë në aftësitë kundër dronëve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi gjithashtu se aleanca do të blejë deri në 10 avionë mbikëqyrës Saab GlobalEye për të zëvendësuar flotën e vjetërsuar të avionëve paralajmërues dhe kontrollues në ajër (AWACS).
Po ashtu, NATO do të blejë deri në pesë dronë të mbikëqyrjes në lartësi të mëdha Northrop Grumman MQ-4C Triton. Norvegjia, Finlanda, Gjermania dhe Danimarka kanë nënshkruar një letër qëllimi për blerjen e këtyre sistemeve.
Rutte tha se aleatët do të bashkëpunojnë gjithashtu për blerjen, ruajtjen, transportin dhe menaxhimin e rezervave të materialeve kritike të mbrojtjes.