Tre të arrestuar, dyshohen për disa vjedhje në automjete
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tre të arrestuar, dyshohen për disa vjedhje në automjete
arrestim87654
22/07/2026 - 15:42
Linku u kopjua

Hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, arrestuan tre të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në automjete.

Hetimet e deritanishme treguan se personat e arrestuat dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer veprimtarinë kriminale.

“Ata dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve gjatë kohës kur zhvilloheshin ahengje, organizime familjare, ku kanë lëvizur nëpër parkingje duke identifikuar automjete të pambyllura, nga ku dyshohet të kenë vjedhë para dhe sende të tjera me vlerë.

Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por kanë kryer vepra penale të së njëjtës natyrë edhe në rajone të tjera të Kosovës.

Aktualisht hetuesit policor të Obiliqit në koordinim me njësitë të hetimeve të të gjitha rajoneve të Kosovës si dhe prokurorinë, po vazhdojnë veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rasteve.

Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026