Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar
Lexohet për: 1 min.
96121649676633
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka treguar se në Serbi janë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe këshilli i vetëm që iu ndalohet flamuri është këshilli kombëtar i shqiptarëve

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veçoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025