Mustafa s’ka informata nëse ndonjë zyrtarë i LDK-së është ftuar në inaugurimin e Trump
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
mustafa
6 orë më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa u shpreh se asnjë mashtrim i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund ta mbulojë dështimin e kësaj partie për këto katër vite qeverisje.

Mustafa në një konferencë për media teksa ka shpalosur aktivitetet e fushatës zgjedhore, u shpreh se kosovarët meritojnë lidership në zgjidhje reale e jo në shifra të rreme të lojërave shpërblyese në internet.

“Asnjë mashtrim i LVV-së nuk mund të mbuloj dot dështimin e këtyre katër viteve të fundit, kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale e jo në shifra të rreme të lojërave shpërblyese në internet. E ardhmja  e Kosovës është shumë e rëndësishme dhe nuk meriton këto lojëra të VV-së. Ndryshimi po vjen në Kosovë“, u shpreh ai.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të rezultateve po ofendon partitë opozitare.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se nuk ka informacion nëse është ftuar ndonjë zyrtarë i kësaj partie për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Deri më tani nuk kam ndonjë informacion”, theksoi Mustafa.

Më 11 janar është hapur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, ku për legjislativin e ri do të garojnë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.

Numri i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës është 2 milionë e 75 mijë e 868. Për votim jashtë vendit janë regjistruar 104.924, prej tyre 20.399 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësitë diplomatike, ndërsa të tjerët mund të votojnë me postë në 19 shtete.

Heshtja zgjedhore këtë vit, pas ndryshimeve ligjore, do të jetë më ndryshe se në zgjedhjet e kaluara. Ajo do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit – do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit më 9 shkurt në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.

Këto janë zgjedhjet e para të rregullta qe nga shpallja e pavarësisë, pasi deri më tani janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025