Askush nga institucionet nuk mori ftesë për inaugurimin e Trump?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Askush nga institucionet nuk mori ftesë për inaugurimin e Trump?
Foto Arkivë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Krerët institucionalë të Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump më 20 janar.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës së Kosovës dhe në Zyrën e Kryeministrit nëse presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë marrë ftesë për inaugurimin e presidentit Trump, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë çështje presidentja Osmani është pyetur sot nga gazetarët, porse ka thënë se do të përgjigjen “sa më shpejt të jetë e mundur”. Lidhur me këtë çështje KosovaPress i ka dërguar pyetje edhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, e cila ka bërë të ditur se ka përcjell kërkesën tek ekipi i presidentit Donald Trump dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje tjetër.

Deri tani është raportuar se ka pasur ftesa për disa personalitete dhe figura politike nga Kosova. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të merr detyrën më 20 janar, pas fitimit të zgjedhjeve në nëntor të vitit 2024./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025