Muriq: E martja do të jetë një ditë shumë e mirë në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Muriq: E martja do të jetë një ditë shumë e mirë në Prishtinë
Arijanet Muriq. Portieri i Kosovës, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, u shpreh tejet optimist për finalen e së martës, duke theksuar se ekipi ka besuar gjithmonë te ky sukses, ashtu siç kishte deklaruar edhe në paraqitjet e tij të kaluara.
"Jemi gati për ndeshjen dhe do të jetë një ditë shumë e mirë në Prishtinë. Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur fitoren. Tashmë gjithçka varet prej nesh; mendoj se e kemi merituar këtë vend dhe do të japim maksimumin", deklaroi Muriq.
Portieri shtatlartë nuk la pa përmendur edhe rolin kyç të lojtarit të 12-të, duke vlerësuar lart përkrahjen e pakursyer që vjen nga shkallët e stadiumit.
Sipas tij, kjo lidhje me publikun është forca kryesore e Kosovës në rrugëtimin drejt Botërorit 2026. "
Mbështetja e tifozëve ka qenë e jashtëzakonshme; kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë dhënë forcë në çdo moment.
Jemi shumë mirënjohës për këtë dhe do të japim gjithçka në fushë për t'ua shpërblyer", përfundoi Muriq, duke bërë thirrje për një atmosferë elektrizuese në "Fadil Vokrri".
KosovaPress