Verstappen debuton në garën 24-orëshe në Nurburgring dhe thyen rekordet e biletave
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Verstappen debuton në garën 24-orëshe në Nurburgring dhe thyen rekordet e biletave
New Project (40)
12/05/2026 - 16:03
Linku u kopjua

Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, po shkakton një interes të paparë në garën e qëndrueshmërisë "Nurburgring 24 Hours", ku për herë të parë në historinë e këtij eventi, biletat shumëditore janë shitur plotësisht.

Gjatë fundjavës së tij të lirë nga garat e rregullta, 28-vjeçari holandez do të ulet në timonin e një Mercedes-AMG GT3 të "Team Verstappen Racing", duke ndarë garën me pilotët Dani Juncadella, Jules Gounon dhe Lucas Auer.

Organizatorët kanë konfirmuar se prezenca e Verstappen ka tërhequr vëmendjen globale drejt "Green Hell", duke bërë që asnjë biletë të mos mbetet në shitje për ditën e shtunë, ndërsa Verstappen synon të plotësojë një nga dëshirat e tij të vjetra në karrierë: triumfin në njërën prej pistave më sfiduese në botë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026