Gjermania nuk është më si përpara”- Punësimi në industri më i ulëti qe 10 vjet
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjermania nuk është më si përpara”- Punësimi në industri më i ulëti qe 10 vjet
EU approves German subsidies for renewable hydrogen production
18/06/2026 - 18:59
Linku u kopjua

Punësimi në sektorin industrial të Gjermanisë ka rënë në nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit.

Kjo për faktin se kompanitë po zgjedhin gjithnjë e më shpesh të mos zëvendësojnë punëtorët që largohen, sipas një studimi të porositur nga Fondacioni Bertelsmann.

Analiza që ka kryer Instituti Ekonomik IW, rezulton me të dhënat se industria gjermane aktualisht numëron rreth 6.6 milionë të punësuar, ndërsa pjesëmarrja e saj në punësimin e përgjithshëm ka rënë në 19, nga 22 për qind, sa ishte në vitin 2014.

Studiuesit theksojnë se rënia nuk po shkaktohet nga pushimet masive nga puna, por nga ngadalësimi i ndjeshëm i punësimeve të reja.

Deri në vitin 2019, ritmi i punësimeve dhe i largimeve të stafit kishte qenë pothuajse paralel. Megjithatë, që nga ajo periudhë është krijuar një hendek, pasi numri i rekrutimeve të reja ka rënë shumë më shpejt sesa po përfundojnë marrëdhëniet ekzistuese të punës.

“Rënia e punësimeve është një sinjal paralajmërues për tendencat e ardhshme në tregun e punës”, tha Luisa Kunze, eksperte e tregut të punës në Fondacionin Bertelsmann, transmeton dpa, përcjellë KosovaPress.

Sipas saj, industria ka nevojë për një rigjallërim të kërkesës për fuqi punëtore dhe për më shumë dinamizëm në tregun e punës, pasi angazhimet e reja krijojnë mundësi për hyrje në treg, lehtësojnë ndryshimin e karrierës dhe ndihmojnë rinovimin e sektorit.

Studimi tregon gjithashtu se industria gjermane është bërë më pak tërheqëse për punëtorët gjatë viteve të fundit.

Përfitimi në paga për ata që nisin karrierën në industri, krahasuar me sektorët e tjerë, ka rënë në 10.4 për qind në vitin 2024, nga 20.4 për qind një dekadë më parë.

Edhe për punëtorët me përvojë afatgjatë, avantazhi në paga është zvogëluar në 8.7 për qind, nga 16.5 për qind sa ishte dhjetë vjet më herët.

Megjithatë, lajmi më i mirë në këtë analizë është se autorët e studimit deklarojnë se  rreziku i humbjes së vendit të punës në industri mbetet më i ulët sesa ishte para një dekade.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026