Mungon mbrojtja e Fazliut, ndërpritet për pak seanca në Hagë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mungon mbrojtja e Fazliut, ndërpritet për pak seanca në Hagë
Haga
05/03/2026 - 11:01
Linku u kopjua

Gjyqtari Christoph Gosnell ka ndërprerë seancën gjyqësore, meqë nuk është i pranishëm avokati i Fadil Fazliut, David Young.

Gjyqtari i vetëm në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, kërkuar nga anëtarët tjerë të ekipit mbrojtës që të kontaktojnë me mbrojtjen, David Young. Në sallën e gjyqit nuk ishte i pranishëm ndonjë avokat tjetër i Fazliut.

Seanca është ndërprerë për momentin, por gjyqtari Christoph Gosnell në këtë çështje gjyqësore u ka kërkuar palëve që të qëndrojnë pranë sallës së gjyqit për të rifilluar më pas.

“Përderisa zotëri Young nuk është këtu, besoj që duhet ta ndërpresim këtu për momentin, sepse dua që zotëri Young të jetë i pranishëm në sallë. Në qoftë se ka anëtar të ekipit mbrojtës që kanë detaje të kontaktit të zotëri Young do ju kërkoja që të kontaktonit me të dhe çdo informacion që merret ju lutem komunikojani zyrës administrative. Kështu që për momentin do të ndërpresim këtu seancën... megjithatë do të ju kërkoja që të qëndroni pranë sallës së gjyqit në mënyrë të tillë që të rifillojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë gjykatësi i vetëm.

Hashim Thaçi ishte duke e përcjellur seancën përmes video-lidhjes, ndërkaq katër të tjerët kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Për ditën e sotme është paraparë që të vijohet me dëshminë e Christopher Kelly.

Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime forenzike digjitale, dje ka folur për ekzaminimet që i kanë bërë telefonave të të akuzuarve dhe disa dëshmitarëve.

Hetuesi i forenzikës digjitale është dëshmitari i tretë dhe i fundit i ftuar nga Prokuroria në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë. /Sh.Pajaziti


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026