Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi, është shprehur plot besim në prag të përballjes vendimtare ndaj Polonisë, që do të luhet në Varshavë, duke e cilësuar këtë sfidë si një nga më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë, ku theksoi se kuqezinjtë janë të gatshëm për të kaluar më tej.
Lojtari e cilësoi këtë sfidë si një nga më të rëndësishmët në historinë e Shqipërisë, duke theksuar se kuqezinjët janë të gatshëm për të kaluar më tej.
Ndërkohë, sulmuesi theksoi gjithashtu se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kombëtaren, ndërsa vendimet për formacionin i takojnë trajnerit.
“Unë gjithmonë jam gati për të dhënë më të mirën për Kombëtaren, pastaj është trajneri ai i cili vendos, por më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë dhe të arrijmë këtë rezultat historik, pastaj shpresoj që të bëjmë një ndeshje sa më të mirë dhe të fitojmë. Trajneri kur të më thërrasë unë do të jem gati.”“Polonia? Janë ekip shumë fizik, shumë i gjatë. Duhet të jemi shumë vigjilentë sepse topat e tyre do të jenë shumë të fortë dhe agresivë për t’i bërë ballë. Megjithatë ne jemi ekip me shumë kualitet lojtarësh dhe besoj se aty do ta bëjmë diferencën” – tha Muçi.
Në fund, Muçi shtoi me besim se çdo herë që zbret në fushë ndjen se mund të shënojë, por mbi të gjitha rëndësi ka fitorja e ekipit.