Palestra “Astrit Bytyçi” në Ferizaj u shndërrua sot në qendrën e veteranëve të sportit, ku po mbahet Kampionati i Ping-Pongut i Kosovës për Veteranë.
Eventi, i cili nisi në orët e paradites, ka mbledhur ish-sportistë dhe dashamirë të këtijë sporti nga e gjithë Kosova, të ndarë në pesë kategori të moshave, duke filluar nga 40 e deri mbi 80 vjeç.
“Ndjehem mirë dhe krenar që kemi organizuar kampionatin që e mbajmë çdo vit. Kjo garë mbahet që shumë vite dhe tashmë është traditë, sepse veteranët e këtij sporti janë e kaluara, janë historia e kësaj federate dhe frymëzimi i gjeneratave të reja. Sot është shumë rëndësi këtu, ku kemi grupmosha prej 40 deri në 86 vjeç.”
“Mbi 50 vjet merrem me pingpong dhe sporte tjera. Si mësues i sportit i kam mësuar fëmijët dhe studentët notin, skijimin, ndërsa hendbollin e kam pasur numër një e pingpongun numër dy. Si garues, mësues, jam edhe trajner dhe refer ndërkombëtar i pingpongut. Tash jam në pension, por jam i kënaqur që jam në këtë profesion e që shëndetit po më ndihmon. Edhe këtu po bëj gara me këta që janë më të rinj se unë”.
Lidhur me interesimin e rinisë dhe kushtet, ai shtoi:
“Jam mjek i emergjencës dhe luaj shumë vite. Vitet e fundit jemi kategorizuar në grupmosha, që është lehtësi për lojtarët, që të mos luajë dikush më i fortë me dikush më të dobët e të humbet vullneti për lojë. Përkundrazi, tash jemi takuar pas disa muajve dhe ishte një atmosferë shumë e këndshme, u gëzohemi takimeve të tilla. Si mjek, e shoh që të gjithë jemi të shëndoshë dhe me këtë aktivitet ne bëjmë një preventive të sëmundjeve. Për momentin është turneu i dytë prej Shoqatës së Veteranëve dhe kemi disa turne tjerë që i mbajmë në vit, por marrim pjesë edhe në garat në Shqipëri e Mal të Zi.”
“Marrja me sport është preventiva më e mirë e sëmundjeve, edhe pingpongu është më karakteristik, ka shumë benefite dhe nuk ka lëndime të mëdha. Unë si mjek shumë pak ose rrallë has lëndime prej pingpongut në krahasim me sportet e tjera. Ky sport vlen për të gjithë”, deklaroi Hulaj.
KosovaPress